ISIS nuk ka ndërmend të ndalet. Pasi kërcënuan 3 qytetet ku do të zhvilloheshin ndeshjet e Champions, tashmë në shënjestër ka rënë Gjermania.
Siç dihet në Gjermani do të zhvillohet “Euro 2024”, ku kombëtaret e kualifikuara do të luftojnë mes tyre për trofeun e europianit. Së fundi sipas mediave gjermane bëhet me dije se futbolli po kërcënohet sëriozisht nga Shteti Islamik i ISIS.
Një fotografi e postuar në rrjetet sociale, ngre akoma më shumë dyshimet për sulme terroriste gjatë Euro 2024, një eveniment ku mbledh me miliona njerëz nga e gjithë bota. Në postim shikohet një terrorist me armë në metro me titullin “Thirrja e fundit para daljes!”.
Të vënë në dijeni të kësaj situate, Gjermani ka nisur menjëherë të marrë masa dhe të punojë intesivisht për të ndaluar çdo sulm të mundshëm.