
Anglia vazhdon të jetë e mallkuar për të fituar trofe. “3 Luanët” u mposhtën në finalen e madhe të Euro 2024 nga Spanja me rezultatin 2-1. Pas sfidës së Berlinit, ishte kapiteni Harry Kane që foli para mediave. Bomberi anglez e ka të vështirë të shprehet për atë ç’ka ndjen, teksa shton se është një tjetër mundësi e humbur për të dhe Anglinë.
“Është e vështirë të shprehet me fjalë se si ndihemi në këtë moment, të gjithë ne. Ishte ndeshje e vështirë. Ne bëmë mirë duke u rikthyer në lojë. Por pësimi i golit në fund është diçka e vështirë për t’u pranuar.
Kjo është një tjetër mundësi e humbur. Nuk është e lehtë të arrish në këto finale. Duhet të shfrytëzosh rastin kur të vijë dhe ne nuk e bëmë këtë. Të dhemb jashtëzakonisht shumë, kjo do të ndihet për një kohë të gjatë. Gareth do të marrë kohën e tij për të vendosur, ne donim të fitonim për të”, ishin fjalët e Kane.