Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

FSHF dhe 6 Federata gjobiten nga UEFA prej sjelljes së tifozëve në “Euro 2024”

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF dhe 6 Federata gjobiten nga UEFA prej sjelljes së tifozëve
Tifozët shqiptarë në Euro 2024

Federata Shqiptare e Futbollit dhe 6 federata të tjera janë gjobitur nga UEFA për shkak të koreve raciste dhe diskriminuese të tifozerive përgjatë finaleve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Nëpërmjet një njoftimi, UEFA ka vendosur të gjobisë me 30 mijë euro Federatën Shqiptare të Futbollit për shkak të ngjarjeve në dy prej ndeshjeve të Kombëtares shqiptare, ndaj Kroacisë dhe Spanjës, ku objektiv i hetimit ishin sjelljet raciste dhe diskriminuese të tifozëve shqiptarë.

“Komisioni i Etikës dhe Disiplinës vendosi të gjobitë FSHF 30 mijë euro dhe të ndalojë Federatën nga shitja e biletave për ndeshjen e saj të radhës në kompeticionet e UEFA-s si udhëtuese, për shkak të sjelljeve raciste dhe diskriminuese të tifozëve të saj. Dënimi në fjalë për shitjen e biletave do të jetë i pezulluar në një periudhë prove prej dy vitesh”, shkruhet në njoftimin e UEFA-s.

UEFA ka gjobitur edhe Federatën Kroate të Futbollit (50 mijë euro), Federatën Rumune (40 mijë euro), Federatën Serbe (30 mijë euro), Federatën Sllovene (30 mijë euro), Federatën Hungareze (30 mijë euro) dhe Federatën Austriake (20 mijë euro).

Ndër të tjera, UEFA ka vendosur disa sanksione të tjera për Kroacinë, Rumaninë dhe Serbinë. Këto tre federata e kanë të ndaluar shitjen e biletave për tifozët për një ndeshje jashtë shtëpisë. Ky vendim hyn në fuqi që në shtator, me nisjen e edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur edhe më herët nga UEFA, gjatë ndeshjeve finale të Kampionatit Europian për shkak të sjelljes së tifozerisë. Vlera totale e paguar deri më tani nga FSHF është 171,125 euro ndërsa i shtohet kësaj shifre edhe gjoba e vendosur prej 30 mijë eurosh të mërkurën.

FSHF gjen rastin t’u bëjë apel të gjithë tifozëve shqiptarë që të jenë më të përgjegjshëm dhe të shmangin krijimin e këtyre incidenteve dhe trazirave totalisht të evitueshme, që mund të sjellin penalitete financiare dhe dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe futbollit shqiptar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga