Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Udhëhoqi Spanjën drejt rekordit, De La Fuente: Kampion Europe me meritë

Shkruar nga NEWSPORT
Udhëhoqi Spanjën drejt rekordit, De La Fuente: Kampion Europe me
Luis de la Fuente


Luis de la Fuente udhëhoqi Spanjën drejt triumfit të katërt në një Europian. Kështu vendosi dhe rekord, pasi asnjë përfaqësuese tjetër nuk numëron kaq trofe.

Pas fitores 2-1 me Anglinë, sigurisht u shpreh mjaft i lumtur. Ndër të tjera, de la Fuente nuk ngurroi të kujtojë se janë kampion me meritë.

“Shpresoj që ky moment të ndihmojë të jemi më të mirë çdo ditë. Gjithmonë përmirësohemi, ky është qëllimi ynë, virtyti i kësaj skuadre është se ne gjithmonë mendojmë të jemi pak më të mirë.

Nuk mund të jesh më i lumtur se kaq. Duke parë gëzimin e tifozëve, lojtarëve. Sot ishte një ditë e mrekullueshme, një ekip kampion europian u kurorëzua me meritë.

Sot jam edhe më krenar, duhet të përmirësohemi dhe do ta bëjmë sepse këta lojtarë janë shembull për të gjithë, janë shumë të mirë”, u shpreh ndër të tjera De La Fuente.  

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga