Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Shpërblehen rezultatet pozitive në Botëror, kombëtarja ia beson stolin "arkitektit" fitues

Shkruar nga NEWSPORT
Shpërblehen rezultatet pozitive në Botëror, kombëtarja ia
Mauricio Pochettino

Kombëtarja e Amerikës ka vendosur t’i propozojë trajnerit Mauricio Pochettinos mundësinë për të rinovuar kontratën, sido që të shkojë ecuria e skuadrës në këtë turne.

Drejtuesit e federatës amerikane besojnë se tekniku italian është i duhuri për këtë detyrë, ndaj në tryezë vlen mundësia për të çuar këtë bashkëpunim deri në vitin 2030, pra 4 vite më shumë.

Vendimin palët do ta marrin pasi Kupa e Botës të përfundojë, por gjasat janë që Pocchettino t’i qëndrojë “besnikë” amerikanëve për vazhdimësinë e projektit.

Me italianin në stol, Amerika deri në këto momente, sa i përket fazës së grupeve,  numëron një bilanc prej 2 fitoresh dhe vetëm 1 humbje, ajo përballë Turqisë në ndeshjen e fundit. Kombëtarja që mban dhe statusin e vendit pritës të turneut do të sfidojë Bosnje dhe Hercegovinën në fazën me eliminimin direkt. 

Poll

Lexo gjithashtu