Ndeshja e tretë e Grupit I midis Senegalit dhe Irakut u mbyll me fitoren e afrikanëve . Sfida e luajtur në stadiumin “BMO Stadium”në Toronto përfundoi në shifrat 5-0.
Sfida nisi shumë shpejtë me golin e Habib Diarra me një gjuajtje me kokë pas një goditje nga këndi në minutën e 4-të. Ndeshja u ndërlikua edhe më shumë për Irakjanët pas kartonit të kuq nga mbrojtësi Rebin Sulaka. Pjesa e dytë nisi më shumë kërkuese me ekipin e Senegalit që po shfytëzonte inferjoritetin numerik duke gjetur golin në minutën e 56-të me sulmuesin Ismaila Sarr, pas një përgjumje të mbrojtjes kundërshtare. Senegali nuk u vonua shumë dhe gjeti golin e tretë me mesfushorin Pape Gueye në minutën e 59-të. Ishte po mesfushori i Villareal që shënoi dhe golin e katërt në minutën e 71-të me ekipin irakjan që u duk e dorzuar. Kishte kohë dhe për një gol të pestë, në minutën e 82-të ishte sulmuesi i Everton Iliman Ndiaye me një goditje të bukur nga jashtë zone.
Senegali e mbyll në vendin e tretë me vetëm 3 pikë pa arritur kualifikimin. Iraku e mbyll e fundit pa asnjë pikë.
Goli i Habib Diarra (Senegal 1-0 Irak)
Katoni i kuq i mbrojtësit të Irakut Rebin Sulaka
Goli i Ismaila Sarr (Senegal 2-0 Irak)
Goli i Pape Gueye (Senegal 3-0 Irak)
Goli i Pape Gueye (Senegal 4-0 Irak)
Goli i Iliman Ndiaye (Senegal 5-0 Irak)
