Franca ka mposhtur Norvegjinë, në kuadër të ndeshjes së fundit të grupit I për Kupën e Botës. Sfida e zhvilluar në stadiumin "Gillete Stadium" përfundoi në favor të "Gjelave" me rezultatin 1-4.
Pjesa e parë foli për kombinimin brilant mes Kylian Mbappes dhe Ousmane Dembeles, me protagonist këtë të fundit që shënoi një tripletë golash, njëri më i bukur se tjetri. Fillimisht, fituesi i Topit të Artë mori shërbimin nga Mbappe në minutën e 7-të për të dërguar topin në rrjetë për epërsinë e francezëve, përpara se i njëjti kombimin të përsëritej në të 20-tën minutë për avantazhin e dyfishtë.
Gëzimi i miqve zgjat vetëm 1 minutë, pasi Aasgaard rikthen baraspeshën duke e bërë garën akoma dhe më interesante. Megjithatë, Dembele ishte më shumë se kurrë i vendosur për të lënë gjurmën e tij dhe në minutën e 32-të gjen të tretin personal, këtë herë i ndihmuar nga mesfushori Aurelien Tchouameni.
Në fraksionin e pjesës së dytë, Norvegjia i pati mundësitë për të ngushtuar sërish rezultatin, por Larsen gaboi nga pika e bardhë në minutën e 50-të pasi portieri Maignan i kuptoi saktë krahun. Për t'i vënë "kapakun" verdiktit final, mendon Desire Doue i cili vjen si zëvendësues duke shënuar në shtesën e 4-tët për rezultatin 1-4.
Me këtë fitore, Franca e mbyll fazën e grupeve me pikë të plota, pra 9 të tilla, ndërsa Norvegjia mbetet e dyta me 6 pikë.
Në anën tjetër, edhe Senegali ka mposhtur Irakun me rezultatin 5-0, edhe pse shpresat për një kualifikim janë thuajse zero, kjo për shkak të distancës së konsiderueshme me pikë dhe golavarazh sa i takon vendeve që marrin një "biletë" nga playoff-i për fazën e 1/32-tave.
GOLAT:
Goli i Dembele (Norvegji 0-1 Francë)
Goli i Dembele (Norvegji 0-2 Francë)
Goli i Aasgaard (Norvegji 1-2 Francë)
Goli i Dembele (Norvegji 1-3 Francë)
Penalltia e humbur e Larsen
Goli i Doue (Norvegji 1-4 Francë)
