Debutimi i Kepit të Gjelbër në Kupën e Botës i ka kaluar të gjithë pritshmëritë. Edhe pse në letër, u mendua se kjo skuadër kombëtare do të dështonte keqazi, ku në grup janë pjesë edhe emra me peshë si Spanja, Uruguai dhe Arabia Saudite, ata kanë guxuar të paraqiten ndryshe.
Plot 2 pikë në dy ndeshjet e para janë një “motivim” ekstra që debutuesit e këtij turneu prestigjioz global të shkojnë në ndeshjen finale me një tjetër sfidë për t’u kapërcyer, teksa gjejnë sauditët, të fundit në grup.
Për të kuptuar veçantinë e këtij momenti kulminant, si për debutimin e ëndrrave, ashtu edhe për pikët e marra ndaj Spanjës dhe Uruguait, na duhet të kthehemi pas në vitin 2002, kur asokohe Senegali debutues mori plot 4 pikë, fillimisht ndaj Francës në fitoren 1-0 dhe më pas Danimarkës në barazimin 1-1.
Kushedi, mrekullitë për Kepin e Gjelbër mund të ndodhin sërish, kjo duke shfrytëzuar dhe dobësinë e kundërshtarit dhe për të prekur playoff-in. Ndeshjen me Arabinë Saudite, kjo skuadër do ta luajë të shtunën prej orës 02:00 të mëngjesit në stadiumin "NRG Stadium" të Houston.
