Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

ZYRTARE/ Tjetër “firo” te Shkëndija, kuqezinjtë njoftojnë “divorcin” edhe me mbrojtësin 250 mijë eurosh

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Tjetër “firo” te Shkëndija, kuqezinjtë
Lojtarët e Shkëndijës së Tetovës në stërvitje

Klubi i Shkëndijës ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me Numan Ajetovikj.

Kuqezinjët e kanë komunikuar këtë vendim përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, ku sqarojnë se mes palëve është arritur kompromisi për të ndarë rrugët, pasi vetë mbrojtësi maqedonas shprehu dëshirën për të ndryshuar ambient.

Me Shkëndijën e Tetovës, Ajetovikj zhvilloi 24 prezenca këtë sezon që sapo lamë pas, ndërsa ai kaloi te kuqezinjtë si futbollist i lirë pas eksperiencës me FC Shkupin dhe Novacin në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Fillimet 20-vjeçari i ka patur te Vardari, ndërsa kartoni i tij sipas “Transfermarkt” kap vlerën e 250 mijë eurove.

Poll

Lexo gjithashtu