Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

ZYRTARE/ Bledi Shkëmbi me “dorë të hekurt” pas qëndrimit, kuqezinjtë njoftojnë largimin e ish-kampionit të ekipit të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Bledi Shkëmbi me “dorë të hekurt” pas
Gledi Mici

Klubi i Strugës ka bërë të ditur se Gledi Mici nuk do të jetë pjesë e tyre për sezonin e ardhshëm.

Vendimi është marrë dhe është komunikuar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku skuadra maqedonase informon se mes palëve nuk është zgjedhur që të vazhdojnë së bashku, duke ndërprerë kështu bashkëpunimin mes tyre pas përfundimit të kontratës që skadonte në fundin e këtij sezoni.

Nga ana e vetë klubit, shprehen falenderues për të gjithë kontributin e tij të dhënë, duke i uruar njëkohësisht edhe suksese në hapat e tij të ardhshëm të karrierës. Me Strugën, mbrojtësi i krahut të majtë ishte aktiv në fushë në 30 ndeshje të zhvilluara, teksa tek kuqezinjtë u transferua nga Tirana si futbollist i lirë.

Më herët, 35-vjeçari ka veshur po ashtu fanellën e Skënderbeut, Kukësit, Flamurtarit dhe Kamzës në Shqipëri, teksa ka patur eksperienca edhe te Shkëndija në Maqedoni dhe Prishtina në Kosovë. Me korçarët, Mici fitoi një titull kampion në sezonin 2017/18, tre Kupa të Shqipërisë me tre skuadra të ndryshme si dhe një Kupë në Maqedoni me Shkëndijën. 

Poll

Lexo gjithashtu