Klubi i Shkëndijës ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me sulmuesin Atdhe Mazari. Kuqezinjtë kanë falenderuar lojtarin për kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishte pjesë e skuadrës. Mazari ka bërë 19 paraqitje me tetovar, ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 3 asiste.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Shkëndija shprehu mirënjohjen për profesionalizmin dhe angazhimin e Mazarit, duke i uruar sukses në vazhdim të karrierës së tij.
“Faleminderit, Atdhe Mazari!”, shkruan klubi në mesazhin e lamtumirës, duke vlerësuar rolin e tij në fanellën kuqezi.
Largimi i Mazarit vjen në kuadër të ndryshimeve në skuadër për sezonin e ri, ndërsa ndërsa sulmuesi do të rikthehet në Kroaci tek ekipi i NK Varazdin pas përfundimit të huazimit.
View this post on Instagram
