Largimi i Jeton Beqirit nga pozita e trajnerit te Shkëndija e Tetovës, i ka lënë të “shokuar” kuqezinjtë. Edhe pse ka disa javë që është mbyllur sezoni, ende mungon prezantim te tetovarët.
Por mediumi “xmksport”, ka habitur jo pak me postimin e fundit. Sipas informacioneve nga Maqedonia e Veriut, thuhet se Blagoja Milevski është shumë pranë për të marrë drejtimin e Shkëndijës.
Ky emër nuk është i panjohur, pasi arritjen më të madhe e ka me drejtimin e kombëtares maqedonase, pavarësisht jo me ndonjë sukses të “zëshëm”, 18 fitore, 14 barazime dhe 16 humbje në 48 ndeshje.
Detaj jo fortë i këndshëm për tifozët e Shkëndijës së Tetovës përkon edhe me të kaluarën e Milevski, pasi ka mbajtur pozitën e trajnerit te Vardar, 2012-2014.
Thirrjet raciste të tifozëve të Vardarit ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut janë bërë "zakon", duke krijuar tensione dhe përplasje, madje e deri në dhunë fizike.
View this post on Instagram
