Omer Bunjaku dhe Marko Gjorgjievski
Marko Gjorgjievski është transferimi më i “freskët” te klubi i Shkëndijës së Tetovës. Qendërsulmuesi vjen te ekipi shqiptar i Maqedonisë së Veriut me parametra zero, pra transferim falas.
Ai është i gjatë 189 centimetra, “përbindësh” në fazën ofensive, ndërsa sipas “Transfermarkt” vlerësohet deri në 250 mijë euro.
Trofeu i vetëm në karrierë për 26-vjeçarin deri në këtë pikë të karrierës përkon me titullin kampion te bardheblutë e Shkupit në Maqedoninë e Veriut (sezoni 2021-2022). Vlen të përmendet se Gjorgjievski ka luajtur edhe me disa klube serbe, si Vozdovac dhe Radnicki Pirot.
View this post on Instagram
Poll
