Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Ish-sulmuesi i Ilir Dajës “shokon” me deklaratën e prezantimit, “godet” KEQ Tiranën dhe Partizanin

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-sulmuesi i Ilir Dajës “shokon” me deklaratën
Ilir Daja, logoja e Partizanit, Tiranës dhe Almir Kryeziu

Ish-sulmuesi i Ballkanit, Almir Kryeziu së fundmi është zyrtarizuar te ekipi i Shkëndijës së Tetovës. Goleadori shqiptar nga Kosova në deklaratën e prezantimi ka habitur jo pak.

“Për mua nuk ka qenë shumë e vështirë. Shkëndija është ekipi në i madh në shqiptari, për mua ka qenë një vendim shumë i lehtë edhe shpresoj të na shkojë mbarë”, fjalët e Kryeziut.

Edhe pse historia dëshmon qartë se Tirana (53 trofe) e Partizani (35 trofe) janë klubet më të trofeshme në shqiptari, sulmuesi e ka lënë në plan të dytë këtë detaj, ose ka zgjedhur ta “injorojë”.

Almir Kryeziu ka pasur trajner Ilir Dajën te Ballkani në sezonin 2023-2024, ndërsa fituan kampionatin dhe Kupën e Kosovës.       

Poll

Lexo gjithashtu