Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Gjest “burrash” nga Cristiano Ronaldo, sulmuesi lë në plan të dytë Botërorin për… të prekurit nga tërmeti

Shkruar nga NEWSPORT
Gjest “burrash” nga Cristiano Ronaldo, sulmuesi lë në plan
Cristiano Ronaldo - Pamjet rrëqethëse nga tërmeti në Venezuelë

Jemi mësuar shpesh ta shohim Cristiano Ronaldon përtej të qënit futbollist aktiv në fushë dhe “bëmave” me gola dhe rekorde, duke dhënë edhe kontribute jetike për raste emergjente.

Së fundmi, raportohet se sulmuesi i Portugalisë, i cili momentalisht po luan Botërorin e tij të 6-të historikë e ku do të përballet me Kroacinë në raundin e 1/32-tave, ka vendosur t’iu gjendet pranë të prekurve nga tërmeti shkatërrimtar që ndodhi në Venezuelë pak ditë më parë.

Vetë CR7-ta është kujdesur që të dërgojë dy avionë privatë të pajisur me pajisje mjekësore dhe suplementet e nevojshme për të mbështetur maksimalisht ata që përjetuan “tmerrin” nga lëkundjet e fuqishme duke pësuar dëmtime serioze.

Një gjest për t’u vlerësuar ky nga 41-vjeçari i cili edhe në kohë presioni nga fakti për të bërë mirë në turneun që mund të jetë edhe i fundit për të, gjen kohë t’i tregojë vlerat e tij të padiskutueshme edhe jashtë fushës.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu