Egnatia
Skuadra e Egnatias e ka mbyllur fazën përgatitore me fitore bindëse 3 – 1 kundër rivalit rumun të Botosanit, (e luajtur në Bullgari) aty ku shkëlqeu sulmi.
Edhe pse ky takim vlejti në kuadër të miqësores, kampionët e Superiores treguan kualitet dhe saktësinë para portës mike. Golat te rrogozhinasit erdhën nga Bakayoko, Albanese dhe Fernando Medeiros.
Kjo tablo, jep “garanci” për të besuarit e Nevil Dedes në raundin e parë të Champions League, aty ku i pret Petrocub i Moldavisë.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në transfertë, konkretisht më datën 8 korrik, stadiumi “Stadionul Municipal”, ndërsa ajo e kthimit më 15 korrik, “Arena Egnatia”.
Poll
