Vllaznia
Në miqësoren e mbyllur pak minuta më parë, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Edi Martini, fitoi bindshëm kundër NK Rudes, 6 – 3 për kuqeblutë, ndërsa po kryejnë fazën përgatitore në Slloveni.
Ky triumf dhe shifra të tilla, janë tregues i qartë se ekipi shkodran ka filluar të funksionojë, duke hedhur “pas krahëve” oshilacionet në konkretizimin e rasteve dhe ndërtimin e lojës.
Në fushë, ishin prezent te Vllaznia nga minuta e parë edhe Herland Marku e Rrok Toma. “Testi” i vërtetë për të besuarit e Martinit është karshi Malishevës, raundi i parë i Conference League.
View this post on Instagram
Poll
