Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Milani në “gjueti" të merkatos verore, ofertë për PSG-në dhe kontakt me Jorge Mendes për sulmuesin portugez

Shkruar nga NEWSPORT
Milani në “gjueti" të merkatos verore, ofertë për
Gonçalo Ramos

Milan ka shfaqur ambicie të mëdha në merkato, duke dërguar një ofertë zyrtare në drejtim të Paris Saint-Germain për shërbimet e sulmuesit Gonçalo Ramos.

Sipas informacioneve më të fundit, bisedimet midis palëve janë tashmë në zhvillim e sipër. Milani është duke lëvizur me shpejtësi për të siguruar futbollistin, pasi ka dërguar tashmë një propozim konkret edhe te përfaqësuesit e lojtarit, përfshirë agjentin Jorge Mendes.

Megjithatë, gara për Ramos pritet të jetë e nxehtë, pasi në garë për të janë edhe klube të tjera të interesuara. Mbetet për t'u parë nëse "Kuqezinjtë" do të arrijnë të mbyllin marrëveshjen me PSG-në dhe të bindin sulmuesin për transferimin në Itali.

Poll

Lexo gjithashtu