Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E KRYER/ Merr fund "saga" për trajnerin te Milani, kuqezinjtë ia besojnë stolin ish-kampionit të Portugalisë

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Merr fund "saga" për trajnerin te Milani,
Ruben Amorim

Ruben Amorim është i përzgjedhuri i Milanit për pankinën. Tashmë marrëveshja është kryer dhe trajneri portugez do të ulet në stolin e kuqezinjve për sezonin e ardhshëm 2026/27.

41-vjeçari do të ketë në dispozicion një kontratë 2-vjeçare të vlefshme deri në verën e vitit 2028, me opsionin për ta rinovuar një vit më shumë.

Në këtë mënyrë, dilema që zgjati me javë të tëra në radhët e "Djallit" mbyllet këtu, ndërsa pritet zyrtarizimi i tij për ta bërë edhe formalitet këtë marrëveshje. 

Sa i përket përvojave të mëparshme si trajner, Amorim ka drejtuar për një kohë të shkurtër Manchester United në Premier League (63 ndeshje në total), ndërsa mori emër pikërisht me Sportingun e Lisbonës në kampionatin portugez në sezonet 2020/21 dhe në atë 2023/24. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu