Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Një gjerman për pankinën e Milanit, Cardinale e Ibrahimovic gati t’i besojnë trajnerit që ka fituar dy Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
Një gjerman për pankinën e Milanit, Cardinale e Ibrahimovic gati
Gerry Cardinale dhe Zlatan Ibrahimovic

Matthias Jaissle është emri i ri që po fiton gjithnjë e më shumë terren në garën për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Milanit.

38-vjeçari gjerman, i cili ka fituar dy herë Champions League të Azisë me Al Ahli, pëlqehet për stilin e tij modern dhe ofensiv të lojës, të formuar gjatë eksperiencës së tij te Red Bull dhe te Salzburgu.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e Milanit kanë zhvilluar disa biseda online me teknikun, ndërsa së fundmi kanë pasur edhe një takim në Londër.

Raportohet se Zlatan Ibrahimovic ka mbetur i impresionuar nga idetë e Jaissle, me të cilin ka krijuar menjëherë një raport pozitiv, ndryshe nga sa kishte ndodhur me Ralf Rangnick.

Ndërkohë, Oliver Glasner mbetet në pritje të një përgjigjeje përfundimtare nga klubi kuqezi, pavarësisht se palët thuhet se kanë arritur një marrëveshje paraprake për një kontratë dyvjeçare me opsion rinovimi.

Sipas raportimeve, Milani pritet të marrë vendimin final brenda 24-48 orëve, me Jaissle që tashmë duket se ka fituar avantazh në garën për pankinën e “Djallit”.

Poll

Lexo gjithashtu