Milan ka shfaqur interes serioz për mbrojtësin e Barcelonës, Andreas Christensen. Me kontratën e danezit që pritet të skadojë më 30 qershor, klubi italian po e konsideron këtë një mundësi ideale për ta afruar lojtarin me parametra zero.
Pavarësisht rolit të tij dytësor gjatë sezonit të fundit, Christensen vlerësohet nga "Kuqezinjtë" për përvojën e tij të madhe në nivelet më të larta. Tekniku gjerman i Barcelonës, Hansi Flick, gjithashtu e konsideron atë një element kyç për rotacionin në repartin e mbrojtjes, duke dëshmuar rëndësinë e tij në ekip.
Edhe pse kontrata skadon së shpejti, palët kanë arritur një marrëveshje në parim për rinovimin dhe aktualisht po diskutojnë detajet financiare.
Nëse nuk arrihet akordi përfundimtar midis danezit dhe klubit katalanas, Milani është i gatshëm të ndërhyjë menjëherë. Klubi italian thuhet se është gati të plotësojë kërkesën ekonomike të lojtarit, e cila raportohet të jetë një pagë vjetore prej 3-4 milionë eurosh.
