Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Zaniolo vazhdon aventurën në Friuli, rinovon me Udinesen deri në 2029

Shkruar nga NEWSPORT
Zaniolo vazhdon aventurën në Friuli, rinovon me Udinesen deri në
Nicolo Zaniolo

Nicolo Zaniolo do të vazhdojë të jetë pjesë e Udineses edhe për katër sezonet e ardhshme. Klubi italian ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës së mesfushorit ofensiv deri në verën e vitit 2029, duke i dhënë fund çdo spekulimi për të ardhmen e tij.

Marrëveshja ishte në negociata prej kohësh dhe tashmë është finalizuar me sukses, ndërsa drejtuesit e klubit kanë vendosur të shpërblejnë paraqitjet e italianit me një kontratë afatgjatë.

Zaniolo iu bashkua Udineses në fund të merkatos së kaluar verore dhe gjatë sezonit të fundit zhvilloi 34 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke kontribuar me 6 gola dhe 6 asistime.

Me këtë rinovim, Udinese konfirmon besimin te 26-vjeçari, i cili pritet të jetë një nga lojtarët kyç të skuadrës në projektin për sezonet e ardhshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @_gianlucadimarzio.com_

Poll

Lexo gjithashtu