Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Modric “dashuron” Milanin, kroati pritet të konfirmojë qëndrimin në “San Siro”

Shkruar nga NEWSPORT
Modric “dashuron” Milanin, kroati pritet të konfirmojë
Luka Modric

Duket se aventura e Luka Modric te Milani është shumë pranë vazhdimit. Sipas raportimeve të fundit nga eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio, optimizmi brenda klubit për qëndrimin e mesfushorit kroat është i madh, pas kontakteve të vazhdueshme dhe hapave konkretë mes palëve.

Pavarësisht se mungon ende konfirmimi përfundimtar nga vetë lojtari i cili aktualisht ndodhet me pushime, atmosfera është pozitive dhe palët po i afrohen marrëveshjes përfundimtare. Milani nuk e ka ndërprerë punën për të bindur 38-vjeçarin, ndërsa nga ana tjetër kroati e ka mbajtur gjithmonë derën të hapur për një largim të mundshëm.

Qëllimi i mesfushorit veteran është që ta mbyllë karrierën e tij të jashtëzakonshme në mënyrën më të mirë të mundshme, pas zhgënjimit të sezonit të kaluar. Nëse arrihet marrëveshja përfundimtare Modric pritet t'i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës drejtpërdrejt gjatë turit në Australi me nisjen e planifikuar për datën 26 korrik.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gianluca Di Marzio (@gianlucadimarzio)

Poll

Lexo gjithashtu