Radu Dragusin
Radu Dragusin është futbollisti më i ri i Fiorentinës. Mbrojtësi 24-vjeçar vendosi që të largohej nga Tottenham, për të nisur një rrugëtim të ri në elitën e futbollit italian.
Ky transferim do të jetë me formë huazimi deri në fund të sezonit, “formulë” e cili i kushton Fiorentinës 1.5 milionë euro. Ndërsa në fund të sezonit, klubi i Serie A e ka detyrim blerjen, duke shtuar edhe 17.5 milionë euro të tjera.
Kujtojmë se rumuni u bashkua me Tottenham në janar të vitit 2024, kur u ble nga Genoa për 28 milionë euro. Interes të fortë për të asokohe kishte dhe Bayern Munich, por Dragusin zgjodhi “Spurs”.
View this post on Instagram
Poll
