Juventus
Në bazë të raportimeve nga gazetari sportiv i mirënjohur Fabrizio Romano, gjiganti i Juventusit ka arritur akord me Genoa-n për transferimin e sulmuesit Jeff Ekhator.
Zyrtarizimi pritet të ndodh gjatë orëve në vijim, ndërsa kostoja do të jetë 16 milionë euro fillimisht dhe 2 milionë euro të tjera në formën e bonusve. Po ashtu, pjesë e marrëveshjes është edhe kalimi i talentit David Puczka te Genoa nga “Zonja e Vjetër”.
Jeff Ekhator ndonëse 19 vjeç, konsiderohet talent premtues. Vetëm në 7 qershor të këtij vitit, para 1 muaj, ai bëri debutimin te Italia, madje me asist kundër Greqisë në miqësore.
View this post on Instagram
Poll
