Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E KRYER/ Milan me hapa të “frikshëm” për sezonin e ri, kuqezinjtë bëjnë “BINGO” me yllin e PSG-së

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Milan me hapa të “frikshëm” për sezonin e
Goncalo Ramos

Goncalo Ramos do të jetë futbollisti më i ri i Milanit. Klubi ka siguruar shërbimet e sulmuesit pasi ka paguar shumën totale në drejtim të Paris Saint-Germain, e cila sipas “The Athletic” konsiderohet si transferimi më i shtrenjtë i kryer në kampionatin italian të Serie A.

Ramos ishte preferenca e trajnerit të sapoemëruar Ruben Amorim, i cili ia ka bërë këtë kërkesë specifike edhe presidentit Gerry Cardinale dhe numri “një” i klubit duket se ka gjetur edhe gjuhën e përbashkët me Nasser Al Khelaiffi, duke sjellë në “San Siro” portugezin.

25-vjeçari i përfundoi vizitat mjekësore në Florida, qytet në të cilin ndodhet së bashku me Portugalinë, në kuadër të Botërorit 2026, dhe pasi të përfundojë ky turne, ai do t’i drejtohet Milanos për të kryer edhe zyrtarizimin e kësaj marrëveshjeje.

Poll

Lexo gjithashtu