Gennaro Gattuso & Massimiliano Allegri
Gennaro Gattuso është trajneri i ri i Lazios. Pas dështimit me kombëtaren e Italisë për t’u kualifikuar në Botërorin 2026, tekniku 48-vjeçar ka marrë drejtimin e kryeqytetasve.
Me klubin e ri, Gattuso ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Edhe pse cilësohet si “dështak” në karrierën e tij si trajner, italiani ka drejtuar ekipe mjaft të njohura.
Gattuso e ka nisur karrierën te Sion në Zvicër, ndërsa në Itali si fillim ka drejtuar Palermon. Më pas, 48-vjeçari ka drejtuar ekipe si OFI Crete, Pisa, Milan U19, Milan, Napoli, Valencia, Marseille dhe Hajduk Split.
Poll
