Berat Gjimshiti, Ruslan Malinovskyi & Jeremie Boga
Maurizio Sarri është zyrtarisht trajneri i ri i Atalantës. “Bergamaskët” e kanë njoftuar emërimin e teknikut përmes një postimi në rrjete sociale, ku i urojnë dhe mirëseardhjen.
67-vjeçari do të jetë italiani i tretë që do të stërvisë mbrojtësin e Kombëtares dhe njëkohësisht kapitenin e klubit italian, Berat Gjimshitin, pas Raffaele Palladinos dhe Gian Piero Gasperini.
Eksperienca e fundit e Sarrit në Itali përkon me Lazion në këtë edicion që sapo lamë pas, teksa në vendin e tij te lacialët u emërua ish-trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso.
Benvenuto a Bergamo, mister Sarri ⚫️????
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) June 15, 2026
???? https://t.co/bb9elYl0uZ@NBFootball | #GoAtalantaGo pic.twitter.com/1OZfoQe7UQ
Poll
