Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

I zhgënjyer nga eksperienca në Itali, Jamie Vardy "godet" me deklaratën e tij: Futboll shumë...

Shkruar nga NEWSPORT
I zhgënjyer nga eksperienca në Itali, Jamie Vardy "godet" me
Jamie Vardy

Sulmuesi anglez Jamie Vardy, i cili sezonin e kaluar luajti në Itali me Cremonese-n, ka ndarë mendimet e tij kritike për futbollin e Serie A në episodin e parë të podcast-it të tij të ri, "Jamie Vardy's Having A Party".

Në bisedën me bashkëshorten Rebekah dhe moderatorin Manish Bhasin, 38-vjeçari nuk i kurseu kritikat për metodat e punës në Itali

Vardy e përshkroi futbollin italian si "shumë më të ngadaltë" dhe "më mbrojtës" se ai anglez.

Ai u shpreh se stërvitja është tepër rraskapitëse, duke bërë që lojtarët të mos kenë më energji për ndeshjet. "Nuk është aspak bukur kur je 38 apo 39 vjeç, apo jo?", u shpreh ai.

Vardy shprehu gjithashtu habinë për rolin e drejtorit sportiv, duke deklaruar se ai ka fjalën e fundit për çdo gjë, duke e cilësuar këtë situatë si "të çmendur".

Poll

Lexo gjithashtu