Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Aventura nuk shkoi siç duhet! Elbasani merr vendimin për dy lojtarët e rivalëve, njëri u “bëri gropën” (FOTOLAJM)

Shkruar nga NEWSPORT
Aventura nuk shkoi siç duhet! Elbasani merr vendimin për dy
Elbasani

Mario Barjamaj dhe Bernard Karrica janë rikthyer te Vora. Pas huazimit te Elbasani për ndeshjet e Conference League dhe eliminimit që në fazën e parë kualifikuese, dyshja janë kthyer në “fole”.

Aventura e tyre te “verdheblutë” nuk shkoi siç duhet, madje më keq për Karricën. Ky i fundit humbi penalltinë vendimtare përballë BATE Borisov, ç’ka solli edhe skualifikimin nga Kupat e Evropës.

Ndërkohë që është vetë Vora që ka “njoftuar” tërthorazi rikthimin e dy futbollistëve. Së fundmi, klubi vorak ka publikuar foto të skuadër në ndeshje miqësore, ku shihen edhe Barjamaj me Karricën.

Aventura nuk shkoi siç duhet! Elbasani merr vendimin për dy
Bernard Karrica dhe Mario Barjamaj (me rrathë të kuq)

 

Poll

Lexo gjithashtu