Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Iu “dogj” rikthimi në Shqipëri për shkak të detyrimit të pazakontë, titullari i ekipit gëzon Nevil Deden prag sfidës në Champions

Shkruar nga NEWSPORT
Iu “dogj” rikthimi në Shqipëri për shkak të
Zamig Aliyev

Egnatia do të luajë të nesërmen, ndeshjen e parë në kualifikueset e Champions League përballë sllovenëve të NK Celjes. Sfida e cila do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia”, do të nisë prej orës 21:00.

Në këtë duel tepër të rëndësishëm për vijmësinë e rrugëtimit të kampionëve të Shqipërisë, trajneri Nevil Dede do të ketë mundësinë të llogarisë edhe shërbimet e mbrojtësit Zamiq Aliyev, i stërvitur me rrogozhinasit, siç shihet edhe në videon e mëposhtme.

Futbollisti nga Azerbajxhani, i cili u ndalua fillimisht në vendin e tij për shkak të një detyrimi për shërbim ushtarak u lejua nga autoritetet në Azerbajxhan dhe është kthyer pranë grupit të skuadrës për të qenë plotësisht i gatshëm për këtë takim.

Tashmë që kjo histori ka mbetur pas dhe është zgjidhur, Aliyev pritet të jetë një “armë” më shumë për Deden, i cili kërkon t’i marrë maksimumin ndeshjes së parë që luhet në shtëpi. Ajo e kthimit do të zhvillohet më 28 korrik.

Poll

Lexo gjithashtu