Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E BUJSHME/ Vendim “rrufe” në mes të rrugëtimit evropian, Egnatia bëhet pjesë e Kategorisë së Tretë

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Vendim “rrufe” në mes të rrugëtimit
Egnatia

Egnatia e ka nisur mbarë rrugëtimin në Champions League, pasi kaloi raundin e parë pas fitores 6-1 përballë Petrocub në Rrogozhinë. Tani, do të përballet me Celje në turin e dytë kualifikues.

Mirëpo, një vendim surprizë është marrë nga drejtuesit e klubit, gjë që është bërë i ditur sot. Klubi rrogozhinas ka krijuar edhe ekipin Egnatia B, i cili do të marrë pjesë në Kategorinë e Tretë.

Ndërkohë që klubi i Egnatias u bën thirrje publike edhe futbollistëve që janë të interesuar, që të bashkohet me skuadrën B.

NJOFTIMI:

KF Egnatia ka kënaqësinë të njoftojë hapjen e ekipit Egnatia B, i cili do të marrë pjesë në Kategorinë e Tretë Shqiptare. Ftojmë të gjithë futbollistët e interesuar që dëshirojnë të bëhen pjesë e projektit tonë dhe të tregojnë potencialin e tyre në ngjyrat bardhejeshile, të na kontaktojnë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF EGNATIA (@egnatia.al)

Poll

Lexo gjithashtu