Kristjan Asllani
Pavarësisht se Kristjan Asllani ndodhet në Gjermani me Interin për fazën përgatitore, klubi italian s’e dëshiron më në ekip. Gjatë sezonit të fundit, shqiptari përjetoi dy huazime, te Torino dhe Besiktas.
Ndërsa tani, Inter kërkon ta shesë përfundimisht edhe për shkak të një arsye financiare. Mësohet se në vitin 2022 kur e mori nga Empoli, Interi ra dakord që t’i paguante klubit në fjalë 5 milionë euro, në rast se Asllani do të luante 100 ndeshje me fanellën e Interit.
Deri më tani, 24-vjeçari nga Elbasani është në kuotën e 99 ndeshjeve me zikaltërit, pra një sfidë larg 5 milionë euroshit. Kjo është një arsye e fortë, pse Inter kërkon ta shesë domosdoshmërisht.
Poll
