Legjenda e Kombëtares, Altin Lala së fundmi ka qenë i ftuar në podkastin “Versus” në Telesport. Ndër temat e trajtuara, përkoi edhe me sulmuesin shqiptar të Kosovës, Edon Zhegrova.
Ky i fundit është pjesë e Juventusit në Serie A, por mbylli një sezon për t’u harruar me “Zonjën e Vjetër”. Kritikat e Lalës për Zhegrovën ishin në masë, madje duke përmendur edhe qasjen e lojtarit te sjellja jashtë fushës së blertë.
“Zhegrova duhet të fokusohet te futbolli dhe jo gjërat jashtë futbollit. Jo më kot trajneri e ka lënë jashtë. Për mua, trajneri nuk i ka hyrë në hak Zhegrovës. Mendimi im, ai mund të bëjë shumë herë më mirë nga ana profesionale.
Kjo është fokusimi i lojtarëve sot, makina, rolex, flokët. Kur i ulin brekët në gjunjë, sikur më hajnë bukën. Luaj futboll, mbaj ato të mbathura ose dil pa mbajthe fare. Ose luaj me brek nga ato ‘Spedo’ që kanë qenë më parë”, ishin fjalët e Lalës.
