Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

FOTOLAJM/ Jasir Asani largohet nga Shqipëria, ish-sulmuesi i Partizanit del në stërvitje me "blutë"

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ Jasir Asani largohet nga Shqipëria, ish-sulmuesi i Partizanit del
Jasir Asani kur ishte pjesë e Partizanit

Jasir Asani është larguar nga Shqipëria, ku po kalonte ditët e pushimit. 30-vjeçari është rikthyer në Iran, ku së fundmi klubi Esteghlal ka postuar foto të shqiptarit nga stërvitja.

Kështu, ish-sulmuesi i Partizanit rikthehet me ngjyrat “blu” të klubit iranian, duke u stërvitur pas pauzës për shkak të trazirave në Lindjen e Mesme. Kujtojmë se Asani kaloi shumë kohë në Tiranë, madje u stërvit edhe me Partizanin.

Ndërsa e ardhmja e tij mbetet në “ajër”, me vetë sulmuesin e Kombëtares shqiptare që pak kohë më parë tha se mund të transferohej te Getafe në LaLiga spanjolle. Mirëpo, deri më tani s’ka asnjë lëvizje.   

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Esteghlal F.C (@esteghlal.fc.official)

Poll

Lexo gjithashtu