Ilustrim: Deputeti i PD, Edi Paloka & Kombëtarja e Gjermanisë
Gjermania u eliminua në mënyrë të turpshme nga Paraguai, në fazën e 1/32-ave të Botërorit 2026. Pas barazimit 1-1 në 120 minuta lojë, amerikano-latinët u treguan më të saktë nga “ruleta ruse” e penalltive.
Por duket se ky eliminim i “panzerave” nuk është pritur aspak mirë nga deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Paloka ka reaguar i irrituar në rrjetet sociale.
“Paraguai sapo eliminoi një ekip afrikan me bluzat e Gjermanisë”, shkruan demokrati. Paloka duket se e ka kapur keq me lojtarët me prejardhje afrikane, të cilët përfaqësojnë ngjyrat e Gjermanisë në rang kombëtareje.
Postimi i Edi Palokës
Poll
