Ronaldinho nuk e ka humbur kurrë besimin te kombëtarja e tij, por këtë herë ai e ka çuar mbështetjen në një nivel tjetër. Në një dalje të fundit publike braziliani u fotografua duke mbajtur veshur atlete të personalizuara me stemën e Brazilit, por me një detaj që ka rënë menjëherë në sy.
Në vend të pesë yjeve tradicionale që përfaqësojnë pesë titujt e fituar të Kupës së Botës nga Brazili, atletet e Ronaldinhos shfaqin plot gjashtë yje. Ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga tifozët dhe mediat, duke u interpretuar si një mesazh i qartë për besimin e tij se Brazili do të jetë fituesi i Kupës së Botës këtë verë.
Një gjest plot vetëbesim nga "Magjistari" i futbollit, i cili duket se e ka bërë tashmë parashikimin e tij për trofeun e radhës.
Ronaldinho has been spotted wearing custom Brazil shoes at the World Cup, featuring six stars instead of the usual five on their badge ????????
— Football on TNT Sports (@footballontnt) June 29, 2026
Clearly confident they’ll be winning the World Cup this summer ???????? pic.twitter.com/GshNq8W5nz
