Anglia dhe Kroacia kanë siguruar kualifikimin nga Grupi L në Kupën e Botës 2026, ndërsa edhe Gana ka arritur të kalojë më tej si një nga skuadrat më të mira të vendeve të treta.
Në ndeshjen e raundit të tretë të grupit, Kroacia triumfoi me rezultat 2-1 ndaj Ganës. Për kroatët realizuan Petar Sucic në minutën e 31-të dhe Nikola Vlasic në minutën e 83-të, ndërsa goli i vetëm për Ganën u shënua nga Luckassen në minutën e 73-të.
Në takimin tjetër të Grupit L, Anglia mposhti Panamanë me rezultat të pastër 2-0. Golat për “Tre Luanët” u realizuan nga Jude Bellingham dhe Harry Kane.
Pas përfundimit të fazës së grupeve, Anglia e mbylli Grupin L në vendin e parë me 7 pikë, Kroacia renditet e dyta me 6 pikë, ndërsa Gana përfundoi e treta me 4 pikë.
Të treja këto përfaqësuese kanë siguruar kalimin në fazën tjetër të Botërorit 2026, ndërsa Panamaja eliminohet nga gara.
