Në prag të ndeshjes së 3-të dhe të fundit në Grupin K të Kupës Botës 2026, Portugalia në orët e para të mëngjesit të nesërm do të përballent me Kolumbinë në stadiumin “Hard Rock”.
Në prag të këtij dueli, ka folur para mediave trajneri i luzitanëve Roberto Martinez. Pak momente se të fillonte zona e prononcimeve, ndodhi diçka e çuditshme. Në stadium, nisën të dëgjoheshin me zë të lartë këngët e artistes shqiptare të Kosovës, Dua Lipa, të cilat ishin vendosur në sfond.
Pavarësisht kësaj skene, trajneri Martinez e mori sportivisht, e ku u shpreh: “Besoj se Dua Lipa po e mbështet Portugalinë”. Nëse Cristiano Ronaldo me shokë ia dalin të mposhtin Kolumbinë, ata do e mbyllin Grupin K në vendin e parë, pra “kokë” grupi. Portugalia kërkon të fitojë për herë të parë në historinë e saj Kupën e Botës.
View this post on Instagram
