Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

GRUPI H/ Spanja nxjerr “jashtë” Uruguain, Kepi i Gjelbër “mjeshtre” e barazimeve shpërblehet me kualifikimin historik (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
GRUPI H/ Spanja nxjerr “jashtë” Uruguain, Kepi i Gjelbër
Uruguai - Spanjë/ Kepi i Gjelbër - Arabia Saudite

Në orët e para të mëngjesit, më saktësisht në orën 02:00 janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve sa i takon grupit H.

Spanja ka mposhtur Uruguain me rezultatin 0-1. “Furia e Kuqe” u mjaftua me golin e vetëm të shënuar nga Alex Baena në minutën e 42-të të pjesës së parë, rezultat ky që përcaktoi edhe verdiktin përfundimtar të këtij takimi.

Sakaq, Kepi i Gjelbër nuk mjaftohet me surprizat duke marrë një tjetër pikë të çmuar, këtë radhë përballë Arabisë Saudite. Edhe pse kjo sfidë nuk prodhoi gola, debutuesit e këtij turneu bënë çmos që të dilnin me një rezultat pozitiv, dhe pikërisht kjo ndodhi.

Në këtë mënyrë, Spanja ruan kreun me 7 pikë si e para e grupit, ndërsa Kepi i Gjelbër atë të dytë në kuotën e tre të tillave. Uruguai në anën tjetër e mbyll këtu rrugëtimin duke u eliminuar nga gara, pa patur shansin të provojë nga vendi i tretë në kuotën e 2 pikëve, po aq sa Arabia Saudite e vendit të fundit.  

(KLIKO: URUGUAI – SPANJË)

(KLIKO: KEPI I GJELBËR – ARABIA SAUDITE)

Poll

Lexo gjithashtu