Duhet të hidhet një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit dhe e bëri, madje duke mos e kursyer aspak kundërshtarin në fushë. Belgjika mposhti Zelandën e Re, në ndeshjen e fundit të vlefshme për fazën e grupeve, më saktësisht atë G.
Një “manita” shpërbleu të gjithë punën e grupit, duke hedhur pas krahëve “rrëshqitjet” e rrezikshme në dy barazimet e para dhe përballë rivalit në fushë zgjodhën të mos tregonin aspak mëshirë.
Dopieta e Trossard dhe golat e De Bruyne, Lukakut dhe Saelemaekers mjaftuan për belgët që të shkojnë në kuotën e 5 pikëve, po aq sa Egjipti i vendit të dytë.
Këta të fundit e bën “dramë”, sfidën përballë Iranit, duke u ndalur në barazimin 1-1.
Edhe pse morën avantazhin falë Salah që në minutën e 5-të, iranianët u përgjigjën me Rezaeian në minutën e 14-të. Duhet thënë se skuadra iraniane ishte shumë pranë baraspeshës që në minutën e 11-të, por Taremi nuk ishte i saktë në ekzekutimin e 11-metërshit.
Në fund, pati edhe polemika të mëdha lidhur me golin e shënuar nga Khalilzadeh në shtesën e tretë të pjesës së dytë, por VAR-i “prishi” festën e tyre të kualifikimit dhe tashmë ata do të kthejnë sytë tek verdiktet e ndeshjeve të sotme.
Momentalisht, renditja e grupit G flet kështu: Belgjika dhe Egjipti shkojnë më tej me 5 pikë në total, Irani pret fatin nga vendi i tretë, ndërsa Zelanda e Re mbyll këtu rrugëtimin,
(KLIKO: ZELANDA E RE – BELGJIKË)
