Një situatë e tensionuar ka shpërthyer brenda kombëtares së Uruguait, sipas raporteve të fundit. Fede Valverde dhe disa lojtarë të tjerë kanë zhvilluar një bisedë me trajnerin Marcelo Bielsa, duke shprehur hapur pakënaqësitë e tyre në lidhje me metodat e stërvitjes dhe taktikat e zbatuara.
Sipas lojtarëve, seancat stërvitore janë tepër intensive, gjë që sipas tyre ka çuar në dëmtime të shumta. Për më tepër, futbollistët kanë sugjeruar një lojë më mbrojtëse në ndeshjen kundër Spanjës, duke u mbështetur te kundërsulmet, një ide kjo që duket se bie ndesh me vizionin e trajnerit.
Reagimi i Bielsas ka qenë i ashpër gjatë një mbledhjeje me të gjithë skuadrën që zgjati 48 minuta. Raportohet se trajneri, duke folur me shikimin nga dyshemeja, i ka akuzuar disa lojtarë se po përpiqen ta shkarkojnë atë nga detyra. Ai gjithashtu ka theksuar se ka ndihmuar në ndërtimin e karrierave të disa prej futbollistëve dhe ka këmbëngulur që Uruguai duhet të luajë "njeri-për-njeri" kundër Spanjës.
Bielsa e mbylli fjalimin e tij duke përmendur se kishte ftuar lojtarë të dëmtuar në Botëror pikërisht për shkak të besnikërisë që ata kishin treguar ndaj tij.
???? BREAKING: There is SERIOUS TENSION inside Uruguay's NT camp.
— Madrid Zone (@theMadridZone) June 26, 2026
Fede Valverde and several teammates spoke to Marcelo Bielsa and COMPLAINED about the team's training methods and tactics.
The players believe the training sessions are TOO INTENSE and have led to INJURIES. They… pic.twitter.com/rWpJrbgiml
