Kupa e Botës 2026 do të mbahet mend gjatë për përfaqësuesen e Tunizisë, por fatkeqësisht për arsyet e gabuara. Kombëtarja afrikanoveriore ka regjistruar një rekord negativ historik.
Me plot 12 gola të pësuar gjatë fazës së grupeve në edicionin e këtij viti, Tunizia është bërë skuadra që ka pësuar më shumë gola në këtë fazë të turneut që nga viti 1990.
Ky rezultat e rendit Tunizinë në krye të kësaj liste të padëshiruar, duke barazuar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Koreja e Veriut në Kupën e Botës 2010 dhe Arabia Saudite në Kupën e Botës 2002, të cilat gjithashtu kishin pësuar nga 12 gola në fazën e grupeve.
Një statistikë kjo që tregon qartë vështirësitë e mëdha që pati reparti difensiv i Tunizisë përballë kundërshtarëve në këtë Botëror.
