Edhe pse Turqia ishte eliminuar pas 2 ndeshjesh në Kupën e Botës 2026, ata fituan me përmbysje 3 – 2 ndaj SHBA-së. Fakti që ky takim nuk kishte rëndësi për asnjë nga të dyja palët, bëri që të ishin më të “çliruara” për të treguar potencialin.
Goli i parë erdhi shumë shpejtë, që në minutën e 3-të me Trusty në radhët e SHBA-së. Kaq mjaftoi që Turqia të “zgjohej” dhe përmbsyi gjithçka që në fraksionin e parë të ndeshjes me Guler (minuta e 10-të) dhe Yilmaz (31’).
Pak momentet nga startimi i pjesës së dytë, organizatorët treguan “shenja” rezistence, 2 – 2, konkretizimi i Berhalter. Kur u duk se gjithçka do të mbetej e pandryshuar, Turqia e mbylli me fitore jo vetëm ndeshjen, por edhe Grupin D, konkretizimi i Ayan.
Kritikat për paraqitjet e dobëta të ekipit të drejtuar nga Montella vazhdojnë të “ziejë” në Turqi, aty ku pritshmërit ishin të larta. Organizatorët e SHBA-së, si vendi i parë në këtë grup, do të “përplasen” në fazën e 1/16-ave karshi Bonjes, më datë 2 korrik.
