Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Panik gjatë festimeve në Meksikë! Automjeti përplas tifozët, dhjetëra prej tyre dërgohen në spital

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Panik gjatë festimeve në Meksikë! Automjeti përplas
Incidenti në Meksikë

Festimet për fitoren 3-0 të Meksikës ndaj Republikës Çeke në Kupën e Botës 2026 u kthyen në momente frike në Cabo San Lucas, pasi një automjet u fut mes tifozëve të mbledhur në rrugë.

Sipas mediave lokale, incidenti ndodhi pasi disa persona rrethuan dhe goditën një makinë që kishte mbetur e bllokuar në trafik. Drejtuesi i mjetit reagoi duke përshpejtuar papritur, duke goditur disa tifozë teksa largohej nga zona.

Policia ndërhyri menjëherë, duke ndaluar personat që ndodheshin në automjet. Të lënduarit u dërguan në spital dhe sipas raportimeve të para, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa Federata Meksikane e Futbollit shprehu mbështetjen për të plagosurit dhe kërkoi zbardhjen e plotë të incidentit.

Poll

Lexo gjithashtu