Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

E konfirmon kreu i FIFA-s, Gianni Infantino: Presidenti Trump do të jetë në finalen e Botërorit për të dorëzuar trofeun!

Shkruar nga NEWSPORT
E konfirmon kreu i FIFA-s, Gianni Infantino: Presidenti Trump do të
Donald Trump dhe Kupa e Botës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të jetë i pranishëm në New York në ditën e finales së Kupës së Botës 2026 dhe do t’i dorëzojë trofeun kombëtares fituese fituese. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Sipas Infantinos, Trump do të jetë në skenë gjatë ceremonisë së ndarjes së trofeut, ashtu siç ndodhi edhe në fazat vendimtare të Kupës së Botës për Klube, ku presidenti amerikan mori pjesë në ceremoninë e fituesve.

Finalja e Kupës së Botës 2026 do të zhvillohet më 19 korrik në "MetLife Stadium" në East Rutherford, New Jersey, pranë New York. Impianti me kapacitet mbi 80 mijë spektatorë do të presë ndeshjen më të rëndësishme të turneut.

Prania e Trump në ceremoninë përmbyllëse pritet të tërheqë vëmendje të madhe mediatike, duke qenë se Botërori i këtij viti po organizohet për herë të parë nga tre shtete, SHBA, Kanadaja dhe Meksika.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu