Didier Deschamps
Lajm i trishtë vjen nga kampi i përfaqësueses së Francës. Trajneri Didier Deschamps ka humbur nënën e tij ditën e sotme.
Federata Franceze e Futbollit ka konfirmuar se trajneri do të udhëtojë menjëherë drejt Francës për t'iu bashkuar familjes së tij në këto momente të vështira. Për shkak të kësaj ngjarjeje, Deschamps nuk do të jetë i pranishëm në stol për ndeshjen që Franca do të zhvillojë kundër Norvegjisë.
I gjithë komuniteti sportiv është solidarizuar me trajnerin në këtë humbje të dhimbshme.
View this post on Instagram
Poll
