Franca ka mposhtur Irakun, në ndeshjen e vlefshme të raundit të dytë për grupin I. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Lincoln Financial Field” të Philadelphias përfundoi me shifrat 3-0.
Vëmendjen absolute e mori sulmuesi Kylian Mbappe. Në ndeshjen e tij të 100-të, ylli i Realit u kujdes që kjo mbrëmje të bëhej e veçantë për të duke shënuar dy gola.
Fillimisht, lideri i sulmit te “Gjelat” shënoi në të 14-tën një gol mjaft të bukur nga jashtë zonës për t’i dhënë epërsinë të tijëve përpara se të dyfishonte në minutën e 54-të falë një gabimi fatal në prapavijën e irakianëve.
Në skenë futet edhe Ousmane Dembele, i cili zgjedh të shkruajë emrin e tij në listën e golashënuesve, pikërisht në minutën e 66-të, për golin e tij të parë në këtë Kupë të Botës.
3-0 për Francën, tri pikët e radhës dhe kryesim bindshëm në grup duke shkuar të qetë në ndeshjen e fundit, pasi të besuarit e trajnerit Didier Deschamps janë tashmë në fazën me eleminimin direkt.
GOLAT:
Goli i Mbappe (Francë 1-0 Irak)
Goli i Mbappe (Francë 2-0 Irak)
Goli i Dembele (Francë 3-0 Irak)
