Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

BOTËRORI 2026/ Portugalia e Cristiano Ronaldos e “betuar” për fitore ndaj kundërshtarit modest, Anglia nuk do të heqë “këmbën nga gazi”

Shkruar nga NEWSPORT
BOTËRORI 2026/ Portugalia e Cristiano Ronaldos e “betuar”
Portugalia dhe Anglia

Mbrëmjen e sotme, Portugalia dhe Anglia do të zbresin në fushën e lojës për dy ndeshjet e radhës. Fillimisht do të jenë “Luzitanët” që do të përballen me Uzbekistanin në grupin K, prej orës 19:00 në stadiumin “NRG Stadium”.

Pas barazimit 1-1 në takimin e parë, portugezët e udhëhequr nga sulmuesi Cristiano Ronaldo do të kërkojnë me çdo kusht tre pikët, duke shfrytëzuar edhe kundërshtarin lehtësisht të kalueshëm, së paku në letër, për të mos komplikuar më tej avancimin në raundin e 1/16-tave.

Tre orë më vonë, pra 22:00, “Tre Luanët” do të sfidojnë Ganën në grupin L, sfidë e cila do të zhvillohet në “Gillette Stadium”.

Suksesi 4-2 ndaj Kroacisë ka bërë që skuadra e Thomas Tuchel mos të heqë këmbën nga gazi dhe të tentojë kualifikimin e menjëhershëm si kryesues të grupit. Megjithatë, fakti që rivalët e tyre në fushë e kanë fituar ndeshjen e parë minimalisht 1-0 ndaj Panamasë është tregues që nuk duhen shfaqur nënvlerësimet.

Poll

Lexo gjithashtu