Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

E PAPRITUR/ Inteligjenca Artificiale parashikon fituesin surprizues të Botërorit 2026, “nordikët” kryesojnë listën

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Inteligjenca Artificiale parashikon fituesin surprizues të
Trofeu i Botërorit

Norvegjia konsiderohet si surpriza më e mundshme e Kupës së Botës 2026 sipas një analize të publikuar nga firma e monitorimit të medias dhe marrëdhënieve me publikun APA-Comm. Studimi u bazua në përgjigjet e modeleve të inteligjencës artificiale si ChatGPT, Google AI Mode dhe Perplexity.

Sipas analizës, Norvegjia kryeson listën me 548 përmendje, e ndjekur shumë pranë nga Japonia me 547 dhe Maroku me 529. Në pesëshen e parë renditen gjithashtu Kolumbia dhe Ekuadori, ndërsa Austria mban vendin e gjashtë.

Modelet e IA-së vlerësuan Norvegjinë për cilësinë e lojtarëve dhe formën e treguar në kualifikuese, me Erling Haaland që shihet si arma kryesore e skandinavëve. Japonia u vlerësua për disiplinën taktike dhe organizimin në lojë, ndërsa Maroku mbetet një tjetër skuadër që mund të sfidojë ekipet favorite.

Megjithatë, APA-Comm thekson se rezultatet e inteligjencës artificiale duhet të interpretohen me kujdes, pasi modelet gjenerative mund të japin përgjigje të paqëndrueshme ose të pasakta.

Poll

Lexo gjithashtu